Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

5 detajet e vogla që forcojnë ndjenjat dhe marrëdhënien në çift

Lapsi.al 12 July 2017
5 detajet e vogla që forcojnë ndjenjat dhe marrëdhënien

Mirëkuptimi, mbështetja, dashuria, respekti janë karakteristika të nevojshme në një lidhje të qëndrueshme. Por, shpesh një rol të rëndësishëm tregojnë edhe disa gjeste të vogla që partnerët shpesh i harrojnë ose nuk u japin rëndësi. Këto gjeste do iu rikthejnë buzëqeshjen partnerit si dhe do të largojnë streset e ditës.

1-Lëni një shënim të bukur në mëngjes për partnerin. Është një ndjenjë e bukur që njerëzit ta llojnë ditën duke qeshur dhe me dashuri. Mjafton një urim për një ditë të mbarë , një puthje ose thjeshtë një “të dua” dhe gjithçka do të shoqërohet me një buzëqeshje edhe ndjenjë pozitiviteti në fytyrën e partnerit tuaj.

2-Dëgjojeni me vëmendje kur ai ka nevojë për ju. Kjo është shumë e rëndësishme për partnerin pasi ai kërkon mbështetjen dhe këshillën tuaj për zgjidhjen e problemeve. Kërkon pak durim, por ja vlen të investoni në për një lidhje të fortë dhe të lumtur. Sigurisht që do të shtoni edhe dashurinë e partnerit drejt jush.

3-Udhëtoni së bashku. Udhëtimi së bashku do të bëjë që ju ta njihni më mirë njëri-tjetrin si dhe do të testojë aftësitë tuaja në situata ë ndryshme. Pastaj kalimi i një kohe të mirë së bashku do të forcojë më shumë lidhjen si dhe do të krijojë kujtime të paharrueshme së bashku.

4-Thoni “të dua” sa më shpesh dhe komplimentoni partnerin. Këto fjalë as nuk vrasin dhe as nuk kushtojnë. Prandaj mos kini frikë ti përdorni. Të jeni të sigurt që çdo gjë do të ndryshojë për mirë në lidhjen tuaj.

5-Mbani lidhjet gjatë ditës. Flisni në telefon apo me sms në mënyrë që t’i kujtoni partnerit që po mendoni për të dhe ai është prioriteti juaj./Living

Të këshilluara

Ide për një fundjavë fantastike, Granada

Duke shëtitur nëpër El Albaicín, një nga Barrios-et qendrore të Granadës, duket sikur kemi udhëtuar në një tjetër kohë – ose, ndoshta, jemi një lloj përralle. K...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI