Flash

Ky lajm nuk duhet lexuar nga beqarët

Lapsi.al 2 June 2017
Ky lajm nuk duhet lexuar nga beqarët

Një studim i ri nga Universiteti “Carnegie Mellon” mund ta ndryshojë pikëpamjen tuaj mbi martesën nëse vazhdoni të këmbëngulni për të qenë beqarë.

“Të martuarit kanë tendencë të kenë një jetë më të shëndetshme nga ç’kanë pasur të dy para martese … edhe pse mekanizmat pse ndodh kjo mbeten ende të paqarta”, – thonë studiuesit, sipas ScienceDaily.

Studimi i botuar në revistën Psychoneuroendocrinology, ka zbuluar se çiftet e martuara kanë nivele të ulëta të stresit dhe hormonit të kortizolit krahasuar me beqarët apo të divorcuarit. Rezultatet kanë vërejtur një nivel të lartë stresi dhe gjendjeje psikologjike të rënduar te beqarët dhe një nivel të lartë kortizoli në trupin e tyre. “Hulumtimi është fokusuar gjithnjë e më shumë në mënyrën se si stresi psikologjik përjetohet nga beqarët kundrejt të martuarve – një diferencë e madhe e cila është mjaft e dukshme edhe në reagimet dhe sjelljet e dy kategorive, por edhe në sistemet fiziologjike që lidhen me shëndetin.”

Për të realizuar këtë studim, mjekët analizuan disa mostra pështymash nga të rriturit e moshës 21 dhe 55 vjeç. “Është interesante të zbulosh përmes një rruge fiziologjike se si ndikojnë marrëdhëniet në shëndetin e mirë dhe në sëmundjet e njeriut”, tha Brian Chin, student në Kolegjin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë Sociale.

Të këshilluara

Çfarë i ndodh trupit tuaj pasi ta pini kafe

Për shumë njerëz, kafja është shumë më shumë sesa një pije: është pjesë e pandashme e rutinës së zgjimit nga gjumit, diçka pa të cilën nuk mund të funksionojnë....

17:16

Sandalet e duhura për verën (FOTO)

Me takë stiletto, apo ortopedike, prej kashte apo velvet, sandalet pranverore këtë vit duket se do të kënaqin çdo shije, pasi ka diçka për të gjithë ! Rripat e ...

15:09

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI