Flash

Kubanët përgatiten për një koncert homazh në nder të "The Beatles"-ave (Foto)

Lapsi.al 2 June 2017
Kubanët përgatiten për një koncert homazh në nder

Kubanët përgatiten për një koncert të rrallë homazh në ndër të “The Beatles”-ave, i cili do të mbahet ne sheshin “John Lennon” të kryeqytetit Havana, ku u kremtua 50-vjetori i albumit “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, por edhe vetë leja për të dëgjuar në ishull muzikën dikur e ndaluar e grupit legjendar britanik.

Mes personave të mbledhur për eventin që përfshinte shtatë grupe muzikore kombëtare, ishte dhe Aleyda Rodriguez. Ajo ka një detyrë të veçantë: të kujdeset për syzet e statujës tejet popullore të John Lenonit. Rodriguez është shumë krenare për punën e saj, të cilës i përkushtohet 11 deri ne 12 orë në ditë. Gjatë natës, syzet i merr me vete.

“Ma ngarkuan mua këtë detyre si person në moshë dhe më i përgjegjshëm, në mënyrë që askush të mos i marrë syzet. Kujdesem shumë për to, dhe në fund të ditës i çoj në shtëpi”, shprehet Aleyda Rodriguez.

Pas revolucionit te 1959-s që solli në pushtet Fidel Castro-n, Kuba e ndaloi në radio dhe televizion muzikën e artistëve të tillë si “Rolling Stones”, “Beatles” dhe Elvis Presley. Castro megjithatë e tërhoqi më vonë një censurë të tillë dhe mori pjesë edhe vetë në momentin e vendosjes së statujës së Lenonit në kryeqytet 8 dhjetorin e vitit 2000, datë kjo që përkonte me 20-vjetorin e vdekjes së këngëtarit të madh.

Të këshilluara

Çfarë i ndodh trupit tuaj pasi ta pini kafe

Për shumë njerëz, kafja është shumë më shumë sesa një pije: është pjesë e pandashme e rutinës së zgjimit nga gjumit, diçka pa të cilën nuk mund të funksionojnë....

17:16

Sandalet e duhura për verën (FOTO)

Me takë stiletto, apo ortopedike, prej kashte apo velvet, sandalet pranverore këtë vit duket se do të kënaqin çdo shije, pasi ka diçka për të gjithë ! Rripat e ...

15:09

Si të shtojmë në peshë në pak kohë

Që të shëndosheni duhet të hani shpesh. Kjo duhet të realizohet duke ngrenë çdo 2-3 orë. Çdo vakt dhe mini vakt duhet të përmbaje proteina, brume, dhe yndyre, ...

10:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI