Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

FOTO+VIDEO/ Në këtë furrë, buka shërbehet nga një shitëse nudo

Lapsi.al 19 April 2017
FOTO+VIDEO/ Në këtë furrë, buka shërbehet nga një

Një zeshkane e bukur i shërben lakuriq bukët në një furrë në Francë. Zeshkanja ka mahnitur të gjithë klientët kur e kanë parë atë duke shërbyer në atë mënyrë, shkruan Daily Star. Por, nuk ishte ashtu siç mendonin ata, sepse kjo ishte një kamera e fshehtë e përgatitur nga ta. Radhët për të blerë diçka nga ajo ishte shumë e gjatë, por kur ajo largohet nga aty për të marrë diçka nga prapa, aty shfaqet një tjetër burrë lakuriq, i madh dhe me mjekër, por duket se ky i kishte larguar të gjithë klientët, sepse askush nuk dëshironte më të shërbehej nga ai.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI