Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Oferta/ Bli një shtëpi dhe merr gruan falas (VIDEO)

Lapsi.al 17 April 2017
Oferta/ Bli një shtëpi dhe merr gruan falas (VIDEO)

Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua për vetëm 76 mijë euro? Pikërisht këtë meshkujve ‘single’ iu ka ofruar Wina Lia nga Xhakarta. Për të gjithë beqarët kjo është një mundësi e artë sepse oferta është më shumë se e arsyeshme.

Shtëpia me dy dhoma gjumi në Indonezi, e njohur si qendër e artit dhe kulturës javaneze plus gruaja për vetëm 76 mijë euro, mund të jetë vetëm e juaja, transmeton Telegrafi.

Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpallje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore.

Këtë ofertë të shtëpisë antike në Sleman dhe nuses, 40-vjeçarja e ka publikuar në të gjitha mediat lokale.

Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, ndërsa për këtë kërkoi që ofertën ta bëjë më interesante.

Në fakt, këtë ide “gjeniale” ia një agjenti i shitjes së pasurive të patundshme, i cili i sugjeroi se në të njëjtën kohë mund të gjen një bashkëshort, por edhe klientin për shtëpinë e saj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI