Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Shakaja më e bukur e 1 prillit iu bë këtij mësuesi

Lapsi.al 1 April 2017
VIDEO/ Shakaja më e bukur e 1 prillit iu bë këtij mësuesi

Disa nxënës të një shkolle kanë vendosur t'i bëjnë një shaka për një prillin mësuesit të tyre. Bëhet fjalë për studentët e kolegjin Aquinas në Grand Rapids, të cilët kanë futur në kurth profesorin Stephen Barrows, i cili është mësues i makroekonimisë dhe i kishte paralajmëruar studentët që nëse atyre u binte telefoni gjatë orës së mësimit, do të duhej të përgjigjeshin dhe bisedën duhej ta dëgjonte e gjithë klasa.
Duke e ditur këtë zakon të profesorit, një nga studentet stimuloi një situatë qesharake. Ajo bëri sikur e telefonuan nga spitali i femrave shtatzënë dhe i konfirmuan se është në pritje të një fëmije. Ndër të tjera personi që e telefonon i thotë se nuk duhet të shqetësohet edhe pse është nënë beqare e nuk dihet atësia e fëmijës.
Profesori ndihet keq në lidhje me këtë situatë dhe i kërkon ndjesë vajzës që e detyroi të ndante këtë lajm me gjithë të tjerët, ndërsa ajo ia kthen: S'ka problem, po e prisja këtë. Emrin fëmijës do t'ia vendos "Shakaja e 1 Prillit". Të qeshurat e studentëve dhe mësuesit janë të papërmbajtshme.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI