Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO+18/ Kap burrin "mat", dashnoren e nxjerr lakuriq në rrugë

Lapsi.al 11 March 2017
VIDEO+18/ Kap burrin "mat", dashnoren e nxjerr lakuriq në

Zbuloi tradhtinë e burrit, nxjerr të zhveshur në rrugë dashnoren. Një grua në Kinë nuk është menduar dy herë, pasi ka zbuluar se bashkëshorti i saj e tradhtonte me një femre tjetër. Gruaja kineze është filmuat teksa detyronte të ecte e zhveshur në rrugë femrën me të cilën burri i saj kishte një marrëdhënie jashtë martesore.

Sikurse shihet dhe në video, gruaja mban për krahu dashnoren e burrit duke ecur nëpër rrugë dhe njëkohësisht thërret dhe femra të tjera për t’iu bashkuar për ta mbështetur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin provincial të Yibin, provinca Sichuan, Kinë, muajin e kaluar.

Gruaja është shprehur se kohët e fundit, burri i largohej nga shtëpia për disa orë dhe nuk përgjigjej as në telefon. Pasi situata filloi të përsëritej, gruaja iu vu pas bashkëshortit deri në momentin që e kapi në shtrat me një femër tjetër.

Të këshilluara

VIDEO/ Kjo video ka 30 milion klikime

Artistët Marina Abramoviç dhe Ulay nisën një aferë dashurie në vitin 1970 në një kamionetë të cilën ata e quanin shtëpi. Kur ata i dhanë fund marrëdhënies së ty...

22:26

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI