Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Luan Rama i LSI-së ia merr këngës me çifteli

Lapsi.al 26 February 2017
VIDEO/ Luan Rama i LSI-së ia merr këngës me çifteli

Ka qene ditelindja e deputetit te LSI-se, Ylli Shehu, ne Buzemadhe te Kukesit ku Kryetari i Grupit Parlamentar te LSI-se, njeheresh dhe nenkryetar i kesaj partie, Luan Rama, ka mahnitur rreth 600 te pranishmit, duke kenduar me rapsodet e ftuar kenge me cifteli.

Ai eshte ulur kembekryq mes rapsodeve, ku spikat kengetari i njohur dibran, Sherif Dervishi, me te cilet Luan Rama kendon kengen e Grupit te Burrave te Mirdites “Per Liri s’te fal Shqiptari”. Pamjet qe po ju bejme te njohura jane filmuar nga deputeti i LSI-se, Flamur Cela, i pranishem ne ditelindjen e deputetit Ylli Shehu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI