Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Britani, sherr mes 100 personave në një PUB

Lapsi.al 13 February 2017
VIDEO/ Britani, sherr mes 100 personave në një PUB

Një sherr mes dy burrave dhe 2 femrave, ka nisur në një lokal në Britani, por më pas situata është përshkallëzuar duke bërë që të dalë jashtë kontrollit.

Përleshja është bërë masive, duke u përfshirë 100 persona dhe deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë situatë, sikurse duket edhe në video.

Videoja është filmuar nga 21-vjeçari Tommy Arkle, i cili ka thënë për mediat se gjatë këtij konflikt ka mbetur i plagosur shoku i tij i ngushtë.

“E gjithë ngjarja filloi mes katër personave, dhe brenda pak sekondave situata kaloi në një konflikt, ku u përfshinë 100 persona”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI