Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Ku e pe semaforin?”, djemtë revoltohen ndaj policisë pas gjobës tek “9-katëshet” 

Lapsi.al 10 February 2017
“Ku e pe semaforin?”, djemtë revoltohen ndaj policisë pas

Disa djem janë ndaluar dhe gjobitur gjatë orëve të mbrëmjes teksa udhëtonin me automjetin e tyre në afërsi të qendrës së kryeqytetit në rrugën që të nxjerr nga vendi i njohur si “9-katëshet”, për në bulevardin “Zogu i Parë”.

Arsyeja e e gjobëvënies është kalimi në semafor me të kuqe. Djemtë në kundërshtim me këtë vendim të policëve, i filmojnë ata, por në këtë video të postuar nga JetaOshQef, njëri prej efektivëve i kërkon me që të mbyllë kamerën e telefonit.

Sipas djemve, ky është një rast abuziv pasi ata nuk janë futur me të kuqe, e për më tepër nga vendi ku ndodheshin policët, semafori nuk duhej fare, duke qenë se ndodhej në kthesë dhe pas tij është një godinë e madhe që pengon pamjen. 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI