Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Tri femra topless shkaktojnë përleshje në plazh

Lapsi.al 1 February 2017
VIDEO/ Tri femra topless shkaktojnë përleshje në plazh

Tri femra topless për pak sa nuk shkaktuan një përleshje në një plazh të Argjentinës, për shkak të sjelljeve të tyre të çuditshme. 
Policët iu afruan atyre në resortin turistik “Necochea” në Buenos Aires, pasi u njoftuan nga turistët e tjerë, që u ndien të ofenduar.
Sipas tyre, tri femrat duhet të gjenin një vend tjetër për të dalë në të tillë mënyrë.
Kur 20 punonjës policie iu afruan dhe i thanë të vishen përshtatshëm, tri femrat iu përgjigjën se edhe ato kishin të drejtë që të shkonin topless në plazh, njësoj si edhe një mashkull.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI