Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shihni ç'ndodh në një shkollë në Korçë (Video)

Lapsi.al 19 January 2017
Shihni ç'ndodh në një shkollë në

Kemi parë këto kohë video të shumta që qarkullojnë në internet e TV mbi dhunën që ushtrojnë disa mësues nëpër shkolla apo nxënës që rrihen me njëri - tjetrin nëpër klasa. Nga shkolla "Irakli Terova" në Korçë mbërrin një tjetër video, por që tregon një atmosferë tërësisht të ndryshme. Bëhët sërish fjalë për "matje force" mes mësuesve dhe nxënësve, por kësaj herë çdo gjë është brenda rregullave. Mësuesi i fiskulturës ka menduar t'i argëtojë paksa nxënësit e tij duke u matur njëkohësisht edhe forcën, me një sfidë në mundje dore. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI