Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Mënyra "e frikshme" e nënës për të shpëtuar nga fëmija e saj 

Lapsi.al 18 January 2017
VIDEO/ Mënyra "e frikshme" e nënës për të

“Daily Mail” ka postuar një video që për disa ka qenë “e frikshme”. Ajo është filmuar nga një kamer shtëpie në një dhomë fëmijësh. Një nënë ka thënë se foshnja e saj është shumë e ndjeshme ndaj lëvizjeve dhe zgjohet sapo ndjen që nëna e saj largohet nga dhoma. Nëna thotë se ka gjetur një mënyrë të re për të dalë nga dhoma duke u tërhequr zvarrë në dysheme. Por shumë nga shikuesit thonë se kjo video ngjan me një film horror. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI