Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Iluzionisti qëllon veten me plumb në gojë, por gjërat nuk shkojnë sipas parashikimit (VIDEO)

Lapsi.al 10 January 2017
Iluzionisti qëllon veten me plumb në gojë, por gjërat nuk

David Blaine, një iluzionist i njohur amerikan, ka provuar një truk të rrezikshëm, që të ndalë plumbin me dhëmbë ku për pak sa nuk i ka kushtuar jetën.

Ai e ka bërë provën para publikut të Grand Garden Arena në Las Vegas.

Dav Blaine është vetëqëlluar në gojë me një pushkë të kalibrit 22, me qëllim që të ndalë plumbin me dhëmbë.

Mes dhëmbëve ai mban një kupëz metali për të ndalur plumbin dhe në gojë ka një mbrojtje speciale.

Por, mbrojtja është thyer dhe plumbi e ka plagosur.

David, pas të shtënës, shihet se ka filluar të lëvizë me vështirësi.

Ai më pas ka treguar se në ato çaste kishte menduar se kishte vdekur.

Fatmirësisht ai ka shpëtuar me një plagë në gojë. /Noa

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI