Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Çifti kthehet në shtëpi, ajo që gjeti në krevat e shokoi

Lapsi.al 3 January 2017
VIDEO/ Çifti kthehet në shtëpi, ajo që gjeti në

E keni parasysh kur dilni me partnerin/partneren tuaj nga shtëpia dhe ktheheni pas një dite të lodhshme apo të gëzueshme, për të ndenjur bashkë pranë e pranë në shtratin tuaj të ngrohtë?

Kjo i ka ndodhur edhe një çifti në Austri, por që kur janë kthyer në banesën e tyre janë hasur me një surprizë aspak të këndshme, e cila mund t’u kishte marrë edhe jetën nëse nuk do të ishin treguar të vëmendshëm.

Të dy janë futur në shtëpinë e tyre dhe në krevatin martesor kanë gjetur një djalë të ri, i cili rrinte i shtrirë, i zhveshur tërësisht dhe në dorë mbante një thikë. Burri i shokuar nga kjo ngjarje, ka mundur të filmojë një sekuencë të ngjarjes dhe më pas ka lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur dhe arrestimin e djalit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI