Flash

Vdiq duke mbrojtur të fejuarën, poezia e vajzës përlot botën

Lapsi.al 2 January 2017
Vdiq duke mbrojtur të fejuarën, poezia e vajzës përlot

Ata kishin zgjedhur të festonin këtë ditë të shënuar dhe të festonin Vitin e Ri në lokalin turk qe u sulmua me 180 plumba nga terroristi ende ne kerkim.

Por, dita e tyre më e lumtur u shndërrua në më të hidhurën pasi që, sipas medieve turke, Mustafa duke e mbrojtur të dashurën, ka marr disa plumba që i morën jetën, raporton telegrafi.

E fejuara e Mustafës më pas ka shkruar disa rreshta emocionuese në llogaritë e rrjeteve sociale, të cilat kanë bërë shumëkënd të qajnë.

Vlen të theksohet se Mustafa sot është dërguar për në qytetin e Trabzonit, aty ku edhe do të pushojë i qetë përjetësisht.

Këto janë vargjet e Sezenit:

Nga vendi ku shkuam së bashku, po kthehem e vetme.

Personi që kujdesej më së miri

Që unë të isha e hareshme e me plot dashuri

E që edhe në gjumë më dhuronte puthje

Tashmë këto momente mbetet vetëm në kujtime fotografike

Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje

Dashuria jonë mbeti në gjysmë…bashkëshorti im

Miq, kam humbur dashurinë time të jetës.

1

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI