Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO TRONDITESE/ Si u vra në mes të rrugës britaniku baba i 4 fëmijëve

Lapsi.al 24 January 2017
VIDEO TRONDITESE/ Si u vra në mes të rrugës britaniku baba i 4

Familjarët e babait të katër fëmijëve i cili është qëlluar për vdekje në Tajlandë, nuk po mund assesi ta kuptojnë se si ai ishte cak i një grupi kriminal. Tony Kenway 39-vjeç nga Southampton i Anglisë, ishte qëlluar me revole në kokë derisa po qëndronte ulur brenda veturës së tij Porsche Cayenne GTS, pranë një qendre tregtare në Pattaya, transmeton Telegrafi. Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaqet momenti kur vrasësi e qëllon me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Kenway vite më parë kishte shkuar të jetojë në Tajlandë së bashku me bashkëshorten Pans Kenway, por policia beson se vrasja është një hakmarrje mes bandave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI