Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ A i preku Obama të pasmet e Melanie Trump

Lapsi.al 22 January 2017
VIDEO/ A i preku Obama të pasmet e Melanie Trump

Një fotografi e ish-presidentit Obama ku duket sikur ai ka prekur nga të pasmet bashkëshorten e Donald Trump është shpërndarë nga mijëra persona në internet. Këta të fundit kanë ironizuar Obamën, figurën e tij si president i SHBA. Por një sy i stërvitur e kupton  kur fotoja është e modifikuar dhe kur jo. Nëse do ta shikoni me vëmendje fotografinë, vihet re që dora e ish- presidentit është më lart  dorës e bashkëshortes së tij Michele, por ajo është fshirë duke e lënë paksa blur këtë zonë. Në këtë video ju do të shikoni, se si qëndron e vërteta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI