Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Kameramani shpërqendrohet nga gjoksi i Miss-it

Lapsi.al 8 February 2017
VIDEO/ Kameramani shpërqendrohet nga gjoksi i Miss-it

Një kameraman është shpërqendruar gjatë një emisioni live nga gjoksi i njërës prej konkurrenteve që merrte pjesë në talent shoë. Bëhet fjalë për bukuroshen Patricia Martinez, ish-miss, e cila mori pjesë në një konkurs në Spanjë, ku personazhe të famshëm konkurrojnë mes tyre në not. Kameramanit duket se ia ka marrë komplet mendjen gjoksi i bukuroshes dhe pjesën më të madhe të kohës në transmetim, ia ka kushtuar pikërisht kësaj pjese të trupit, duke e vendosur edhe në siklet ish-misin. Emisioni gati sa nuk u shkatërrua, ndërsa atij iu tërhoq vëmendja disa herë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI