Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Reagimi i Melania kur e prek Trump shton komentet: E martuar pa dëshirë

Lapsi.al 22 February 2017
VIDEO/ Reagimi i Melania kur e prek Trump shton komentet: E martuar pa

Zonja e Parë e SHBA-ve ka shoqëruar burrin e saj gjatë fundjavës në Florida, ku ka mbajtur edhe një fjalim. Ish-modelja e prezantoi Trumpin para publikut, mirëpo kamerat e kanë kapur reagimin e çuditshëm të saj kur presidenti i është afruar pranë. Reagimi i 46-vjeçares ka nxitur komentime të shumta në rrjetet sociale, disa prej të cilëve mendojnë se Melania nuk po qëndron e martuar me Trump me dëshirën e saj. Lidhja e çiftit të parë amerikan është përfolur që nga dita e parë e zgjedhjes së Donaldit për postin në Shtëpinë e Bardhë. Është thënë se Melania nuk është aspak e lumtur me jetën e saj. Raportohet se ajo po lufton me realitetin e ri të krijuar pas triumfit të burrit të saj si president i SHBA-ve dhe nuk është e gatshme të marrë përgjegjësinë si Zonja e Parë. Ajo konsideron se ëndrra e saj për një brend të modës është dëmtuar rëndë, po ashtu e ka të vështirë të përballet me përplasjet publike./lajmi.net/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI