Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Prezantueses simpatike i del gjoksi jashtë gjatë transmetimit LIVE

Lapsi.al 21 February 2017
VIDEO/ Prezantueses simpatike i del gjoksi jashtë gjatë transmetimit

Një prezantuese ka mbetur në siklet kur gjatë transmetimit live të një spektakli televiziv, iu zbulua pa dashje gjoksi.

Por ky moment nuk i kishte ikur shikuesve të shumtë dhe të pranishmëve në sallë, kur bukuroshes Danielle Atkin iu zbulua gjoksi derisa po buzëqeshte para objektivit të kamerës, transmeton Telegrafi.

Ajo po modelonte versionin australian të spektaklit The Price is Right”, kur pjesa e përparme e fustanit të kuq i ra paksa më poshtë dhe iu zbulua gjoksi.

Në videon e postuar më poshtë, Danielle mund të shihet duke e mbajtur me dorë fustanin derisa kolegu i saj Larry Medur mund ta nxjerrë nga situata e pakëndshme.

Derisa turma para shpinës së saj duartrokiste, kameramanët ishin ata që të parët vërejtën se gjoksi i saj është zbuluar derisa ajo buzëqeshte. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI