Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Propozimi për fejesë i djalit nga Elbasani që ka pushtuar rrjetin

Lapsi.al 15 February 2017
VIDEO/ Propozimi për fejesë i djalit nga Elbasani që ka pushtuar

“Dashuria është ajo që lëviz diellin e yjet e tjera”, është ky përkufizimi që i bën dashurisë Dante në Komedinë Hyjnore. Dashuria është ndjenja më e fuqishme që ekziston, motori i vërtetë i botës, është ajo që na bën që të zgjohemi çdo mëngjes me një qëllim, ajo që na çon përpara në çdo çast. Vetëm një djalë i dashuruar mund ta bëjë këtë surprizë kaq të bukur “gjysmës” së tij, të paktën kështu preferoj t’i quaj dy personat që jetojnë për njëri-tjetrin. Në ditët e sotme është fat që të kesh dikë që të do pa kushte dhe të kushton jetën e tij, e cila vetëm njëherë jetohet.  Dionisi nga Elbasani i ka bërë një dhuratë të bukur njeriut të tij të zemrës, Jonadës, me të cilën ka 6 vite i lidhur. Kohë më parë ai mendoi që t’i bënte asaj propozimin për fejesë dhe për këtë bëri një skenar mjaft të bukur edhe me ndihmën e Arnelit, një mikut të tij. Ata jetojnë të dy në Elbasan dhe Dionisi, i cili merret me piktura mendoi që gjatë rrugës për në plazh të planifikonte gjithçka nëpërmjet një droni që filmoi momentin kur ai i propozoi Jonadës, të cilës i bëri edhe një portret një bregdet. Fjalët janë të tepërta për këtë video e cila është publikuar dje për Shën Valentin, ndaj s’ngelet gjë tjetër veçse t’ju themi shijojeni!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI