Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Tërbohet mësuesi sepse nxënësi nuk e kishte mendjen në mësim (VIDEO)

Lapsi.al 14 February 2017
Tërbohet mësuesi sepse nxënësi nuk e kishte mendjen në

Ky mësues spanjoll është shndërruar në një personazh të famshëm në mediet sociale, pasi theu i inatosur lap topin e nxënësit të tij, sepse tregoi mungesë respekti e vëmendjeje.

Mësuesi që mendohet se punon në një shkollë private ishte duke i kërkuar një nxënësi që të tregohej i vëmendshëm dhe të përpiqej më shumë, pasi që prej 20 minutash adoleshenti nuk kishte arritur që të kapte asgjë nga shpjegimi i leksionit.

Por djali ia ktheu se ai paguante për këtë leksion dhe e quajti mësuesin “të vonuar”.

Kjo fjalë e tërboi profesorin që e mori lap topin e nxënësit dhe e përplasi disa herë fort në tavolinë.

http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2017/02/14/8115313240450840418/640x360_MP4_8115313240450840418.mp4

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI