Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Bjondia kap burrin në lokal me dashnoren

Lapsi.al 22 February 2017
VIDEO/ Bjondia kap burrin në lokal me dashnoren

Një vajzë bjonde kapi mat në një lokal burrin e saj bashkë me dashnoren dhe i bëri të pendohen rëndë.

Ajo doli papritur në mes të lokalit, përpara tavolinës ku ata ishin ulur dhe pa paralajmërim filloi t’i godasë.

Së pari ajo godet burrin me grusht në fytyrë dhe pa u kuptuar asgjë akoma, kap për flokësh dashnoren e tij. Ajo e tërheq atë aq fort nga flokët saqë vajza rrëzohet përtokë me gjithë karrige. Por kujtoni se gjithçka mbaroi këtu? Jo, aspak.

Tërbimi i gruas ishte aq i madh saqë ajo vazhdon përsëri me hakmarrjen e saj duke marrë karriget që gjen aty pranë dhe tenton të godasë përsëri shoqëruesen e bashkëshortit të saj. Skena është me të vërtetë e dhunshme dhe vajza duket mjaft e acaruar./JOQ

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI