Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Teston të dashurin duke i çuar një bionde, por...

Lapsi.al 28 February 2017
VIDEO/ Teston të dashurin duke i çuar një bionde, por...

Një vajzë ka menduar që të testojë të dashurin e saj, duke futur një “rivale” për ta provokuar. Ajo është lidhur me një grup djemsh që kapin mashtruesit ose e thënë ndryshe tradhtarët. Layla vendosi ta vendosë  të dashurin e saj në provë me një vajzë të bardhë dhe bionde. Kështu teksa i dashuri i saj ishte duke luajtur basketboll në park, aktorja i afrohet dhe flirton me të, ajo i kërkon që t’i mësojë këtë lloj sporti, por mesa duket djali nuk i ka rezistuar dot. I dashuri i saj e ka pranuar që ka të dashur, por e ka puthur bionden dhe madje ka lënë edhe takim me të. Këtë situatë Layla nuk e ka përballuar dot, ka kërkuar që të ndalohet videoja, duke akuzuar organizatorët se kishin marrë një lavire për këtë rol, pasi ajo e ka puthur në park, ku pranë tyre kishte edhe fëmijë, për më tepër shikoni videon./JOQ/

Të këshilluara

VIDEO/ Kjo video ka 30 milion klikime

Artistët Marina Abramoviç dhe Ulay nisën një aferë dashurie në vitin 1970 në një kamionetë të cilën ata e quanin shtëpi. Kur ata i dhanë fund marrëdhënies së ty...

22:26

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI