Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Kjo video ka 30 milion klikime

Lapsi.al 26 February 2017
VIDEO/ Kjo video ka 30 milion klikime

Artistët Marina Abramoviç dhe Ulay nisën një aferë dashurie në vitin 1970 në një kamionetë të cilën ata e quanin shtëpi. Kur ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre, vendosën të ecnin në Murin e Madh të Kinës, duke u nisur secili nga njëra anë e tij për ta takuar njëri-tjetrin për herë të fundit në mes. Ajo ishte hera e fundit që ata e panë njëri-tjetrin.

Në vitin 2010, si pjesë e retrospektivës së saj MoMA, Marina ndau një minutë heshtjeje me çdo të panjohur që u ul përballë saj.

Në natën e parë, Ulay mbërriti aty pa e ditur Marina. Ai u ul përballë saj dhe asaj iu mbushën sytë me lot, pasi pa dashurinë e jetës së saj pas shumë vitesh – duke përlotur edhe të pranishmit. Shikojeni videon që ka më shumë se 30 milionë shikime në YouTube:

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI