Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Drejtuesja e emisionit pëson orgazmë LIVE

Lapsi.al 16 March 2017
VIDEO/ Drejtuesja e emisionit pëson orgazmë LIVE

Duke kërkuar shpëtimin e mbylljes së një programi për shkak të rënies së audiencës, drejtuesit provojnë gjithçka. Gjetja e fundit vjen nga Amerika ku transmetohet "The Nightly Show". Drejtuesja Davina McCall, provoi ta zgjidhë problemin duke provokuar një orgazëm në ekran, por për fat të keq nuk dha efektin e dëshiruar. Ajo tha se nuk ishte diçka e programuar, por për shkak të asaj që po fliste, “hakerat e pistë” që aktivizojnë vibratorët dhe lodrat e seksit. Mëkat që publiku nuk pati mundësinë të shihte finalen.../lapsi.al/
 

Të këshilluara

VIDEO/ Kjo video ka 30 milion klikime

Artistët Marina Abramoviç dhe Ulay nisën një aferë dashurie në vitin 1970 në një kamionetë të cilën ata e quanin shtëpi. Kur ata i dhanë fund marrëdhënies së ty...

22:26

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI