Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

FOTO+VIDEO/ Kodheli i thotë Nikollës: Jam e vdekur

Lapsi.al 11 March 2017
FOTO+VIDEO/ Kodheli i thotë Nikollës: Jam e vdekur

Emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë në rubrikën humoristike “Oops” pamje nga disa prej momenteve më pikante të jetës politike në vend të patransmetuara në kronikat televizive të lajmeve. Mes momenteve gazmore të videos, që i sjell personazhet kryesore të politikës në një këndvështrim tjetër, është edhe momenti kur kryeministri, Edi Rama kafshon thonjtë në Kuvend. Një tjetër moment i patransmetuar në kronikat televizive është edhe çasti kur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i shpreh në një moment dobësie ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, lodhjen e saj duke i thënë në Kuvend. “Jam e vdekur”.

Të këshilluara

VIDEO/ Kjo video ka 30 milion klikime

Artistët Marina Abramoviç dhe Ulay nisën një aferë dashurie në vitin 1970 në një kamionetë të cilën ata e quanin shtëpi. Kur ata i dhanë fund marrëdhënies së ty...

22:26

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI