Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Edhe Pandeli Majko "fiksohet"pas Luana Vjollces

Lapsi.al 15 April 2017
VIDEO/ Edhe Pandeli Majko "fiksohet"pas Luana Vjollces

Deputei socialist Bashkim Fino i mungoi disa kohë parlamentit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndaj kolegët e tij e kanë përshëndetur e përqafuar para nisjses së seancës plenare të ditës së enjte.

Në një video nga emisioni “Kjo Javë” në News24, shfaqet edhe ana gazmore e kësaj seance.

Ligjvënësit tanë duket se e kanë keq punën me ambientin. Ndërsa tymosin cigare në shkallët e parlamentit, ata nuk ngurrojnë t’i hedhin bishtat aty ku rrinë. Çfarë do thoshte kryetari i Bashkisë për këtë?! Sa do e kenë gjobën Dashamir Peza dhe Eduard Shalsi?

Pandeli Majko duket i fiksuar keq pas bukuroshesh Luana Vjollca, e cila kohët e fundit është vënë në qendër të lajmeve për shkak të problemeve me një fans të saj. Për disa minuta Majko, të cilin kryeministri e cilëson gjithmonë të ri nuk e heq vëmendjen nga lajmi për Luanën.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tenton të ulet në karrigen e kryeministrit por heq dorë në momentin e fundit dhe i afrohet zëvendëskryeministrit Peleshi i zënë në faj për idenë ‘e çmendur’.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI