Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Vuri kamera të fshehtë të zbulonte çfarë bënte pastruesja

Lapsi.al 15 April 2017
VIDEO/ Vuri kamera të fshehtë të zbulonte çfarë

Pronari i kësaj shtëpie është larguar për në punë, por pronën e tij e ka lënë në duar të “sigurta”. Për më tepër ai ka me çfarë të argëtohet kur të kthehet në shtëpi dhe të dëgjojë “zogun” magjik, që do t’i tregojë se çfarë ka bërë pastruesja e tij…
Në këtë video do të shihni se si pastruesja që filmohet pa e ditur, në momentin që pronarët nuk janë në shtëpi, zhvishet dhe rrobat e saj i fut në lavatriçe, ndërkohë që pastron vetëm me të brendshme. Por ajo që të tërheq më shumë nuk është veprimi i pastueses, por trupi i saj seksi.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI