Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Flasin 3 vjet në internet, por çfarë ndodhi në takimin e parë

Lapsi.al 14 April 2017
VIDEO/ Flasin 3 vjet në internet, por çfarë ndodhi në

Ky është momenti kur një çift i ri të cilët kanë qenë në ‘lidhje’ për më shumë se tri vite por që në të vërtetë kurrë nuk janë takuar fizikisht, vrapojnë në përqafimin e njëri-tjetrit. Dyshja 21-vjeç, janë takuar në aeroport pasi vendosën ta shohin njëri-tjetrin dhe të filmojnë këtë moment tejet romantik. Në videon e publikuar, Danielle mund të shihet duke vrapuar në drejtim të Phil-it, i cili i hap duart për ta përqafuar. Ajo në video mund të dëgjohet duke thënë se Phil është më i gjatë se që kishte menduar. Danielle ka publikuar videon në mediat sociale, dhe është habitur me disa nga komentet e njerëzve, të cilët e kishin kritikuar për faktin se si kishte mundur të presë kaq shumë që të takohet me njeriun e ëndrrave të saj.
“Ne kemi biseduar për vite të tëra në Skype. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë më parë, ne e kemi njohur mirë njëri-tjetrin. Kemi besim, dhe ndoshta kjo e ka forcuar lidhjen tonë”, ka deklaruar Danielle.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI