Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Ruhuni nga këto 2 vajza! Shikoni si vjedhin celularin në lokal

Lapsi.al 15 April 2017
VIDEO/ Ruhuni nga këto 2 vajza! Shikoni si vjedhin celularin në lokal

Celulari nuk është ngacmuar nga kamarieria, e cila ka pastruar tavolinën dhe me sa duket nuk e ka vënë fare re sendin me vlerë, por është përlarë me lezet nga disa vajza të reja, të cilat janë ulur në tavolinën ngjitur me atë ku më herët kishte qenë djali dhe kushëriri i tij.

Pasi u çuam, u kthyem pas 5 minutash dhe nuk e gjetëm celularin aty. I kërkuam videon menaxherit, na e dhanë dhe pamë që ishin këto të dyja që e kanë marrë. Kam një mesazh për të gjithë: “Ruhuni nga këto femra bundra, sepse ashtu siç na vodhën ne telefonin, që me sa duket dhe nga video nuk e kishin për herë të parë, nesër mund t’jua vjedhin ju. Ishte një Samsung Galaxy S5. Mesazhi im për atë fundërrinë është: "T’u bëfshin ilaçe”, – thotë djali me shpresën se dikush do të reagojë dhe do të mund ta ketë sërish në duart e tij celularin.

Siç mund ta shikoni edhe në video, vajzat pasi shikojnë celularin vetëm në karrike, vendosin sipër tij një prej veshjeve të tyre dhe pa vonuar shumë, me pak nervozitet, i marrin me lezet të dyja e largohen sa hap e mbyll sytë. Nëse dikush i njeh, t’i lajmërojë që u doli nami për një celular!ë prej veshjeve të tyre dhe pa vonuar shumë, me pak nervozitet, i marrin me lezet të dyja e largohen sa hap e mbyll sytë. Nëse dikush i njeh, t’i lajmërojë që u doli nami për një celular.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI