Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

2 javë burg sepse bërtiste gjatë seksit

Lapsi.al 1 June 2015
2 javë burg sepse bërtiste gjatë seksit

Gemma Wale nga Anglia është dënuar me dy javë burgim pasi ka shqetësuar fqinjët e saj duke bërtitur me zë të lartë gjatë marrëdhënies seksuale, shkruan revista “Cosmpolitan”. Wale ka marrë edhe më herët një vërejtje për thyerje të rregullave shoqërore për bërtimat e larta gjatë debateve me të dashurin, për muzikën me zë të lartë, gjëra që kanë shqetësuar fqinjët e saj. Ajo ishte këshilluar që të kishte kujdes në sjelljen e saj ose do të përballej me pasojat. Dhe duke se zhurmat që krijoi ajo gjatë marrëdhënies seksuale ishte kulmi.

“Gemma filloi të ulërasë dhe të bërtasë gjatë seksit dhe kjo zhurmë na zgjoi” - citohet të ketë thënë një fqinj në një raport, transmeton Klan Kosova.

“Kjo zgjati 10 minuta, dhe ndoshta 10 minuta nuk është kohë e gjatë por ishte ora 5 e mëngjesit” - u shpreh fqinji. Kjo edhe i dha arsye të mjaftueshme gjykatësit për të dënuar Wale me dy javë burgim.

“E pandehura u shpall fajtore për ulëritje dhe të bërtitura gjatë marrëdhënies seksuale në orën 5 të mëngjesit që ishte një nivel i zhurmës që shkaktoi bezdi,” tha gjykatësi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI