Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Je shumë plakë për të qenë dashnore (foto)

Lapsi.al 25 May 2015
Je shumë plakë për të qenë dashnore (foto)

Nuk ka rëndësi nëse Maggie Gyllenhaal është një nga aktoret më seksi në Hollywood. Një grua 37 vjeçare nuk mund të jetë dashnorja e një burri 55 vjeç. Kjo është dogma e show bizz që nuk ia ka dhënë asaj rolin e një sekretareje dhe dashnoreje sepse ishte “shumë plakë”. Sipas “Corriere della Sera” në Hollywood "për një vit më shumë te një burrë duhet të ketë 2 më pak te një grua”. Gyllenhaal ka tëhë se ka mbetur pa fjalë nga ajo që ka ndodhur. “Në fillim isha e fyer, e nervozuar, por në fund nisa të qesh” – tha ajo. /lapsi.al/

Të këshilluara

Pse tradhtojnë gratë

Pabesia e burrave mund të tërheqë më shumë vëmendje, por kur është fjala për mashtrimin as gratë nuk janë...

20:32

Regjisori u fut duart aktoreve (foto)

Janë aktoret Rooney Mara, Cate Blanchett dhe regjisori Todd Haynes në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës përpara prezantimit t&e...

21:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI