Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Seks vetëm për një natë? Femrat thonë: PO!

Lapsi.al 19 May 2015
Seks vetëm për një natë? Femrat thonë: PO!

Për femrat, seksi është akoma një temë tabu, por po të mos ishte kështu, ato do t’i qaseshin njësoj siç kanë bërë meshkujt me vite të tëra. Një studim zbulon që femrat e duan seksin pa obligime, madje edhe seksin vetëm për një natë...

Studimet e mëparshme kanë treguar që kur është fjala për seksin e përkohshëm, meshkujt më me dëshirë do të fillonin aventurën seksuale “për një natë”, ndërkaq femrat nuk do ta bënin një gjë të tillë. Mirëpo, studimi më i ri të gjitha këto konstatime i hedh në ujë, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, ekipi hulumtues nga Gjermania ka ardhur në përfundim që, po qe se femrat nuk do t’i ekspozoheshin linçit të shoqërisë dhe kontestimit social nga dëshira për seks vetëm për një natë me një person krejtësisht të panjohur,ato do ta bënin njësoj sikur edhe meshkujt.

Për të arritur tek ky konstatim, hulumtuesit e studimit kanë intervistuar 60 persona të cilët u janë përgjigjur vullnetarisht pyetjeve. Ata kanë shfaqur qëndrim eksplicit pohues kur është fjala për marrëdhënien seksuale me personin krejtësisht të panjohur.

Edhe pse ekzistojnë paragjykime që femrat nuk janë të interesuara për seks pa obligim, kjo nuk është e vërtetë. Në të vërtetë, faktorët kulturologjikë në këtë tregim kanë rolin vendimtarë, mirëpo po qe se femrës i ofrohet seks nga dikush të cilin e konsideron tërheqës, ajo do ta pranonte këtë ofertë.

Përqindja e interesimit ndaj seksit pa obligime apo ndaj seksit për një natë është plotësisht e njëjtë edhe për meshkujt, edhe për femrat, mirëpo çështja është që femrat kujdesen më shumë për shkak se miti moral nuk ua lejon qasjen më të lirë ndaj seksit. /Telegrafi/

Të këshilluara

Regjisori u fut duart aktoreve (foto)

Janë aktoret Rooney Mara, Cate Blanchett dhe regjisori Todd Haynes në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës përpara prezantimit t&e...

21:11

Seksi nuk të bën të lumtur

Ju ndoshta mendoni se sa më shumë seks të bëni, aq më të lumtur do të jeni, por në fakt një studim i ri vërtet...

19:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI