Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Femrat që i çmendin meshkujt edhe pse janë 40-50 vjeç (foto)

Lapsi.al 11 May 2015
Femrat që i çmendin meshkujt edhe pse janë 40-50 vjeç

Këto femra të njohura dhe të bukura mund t'i kenë zili edhe vajzat e reja...

Sharon Stone (57)
Ajo është në prag të decenies së shtatë, ndërkaq i ka këmbët sikur të një njëzetvjeçareje. Edhe pse i ka tre fëmijë dhe është 57 vjeç, Sharon ka arritur të ruaj atë magjinë nga filmi ““Basic Instict” .

Monica Bellucci (50)
Kjo aktore do të jetë simbol i përjetshëm i bukurisë italiane. Kudo që shfaqet, shikimet e të gjithëve drejtohen nga ajo... Monica me kolegun Vinz Cassel ka dy fëmijë.

Cindy Crawford (49)
Cindy është femra e cila sot i le shumë meshkujt pa frymë. Ajo me meritë qëndron në listën e femrave të cilave vitet nuk i bëjnë asgjë. Ajo i ka dy fëmijë, është e martuar me Rande Gerberin.

Heidi Klum (41)
Kjo manekine edhe sot duket sikur sapo ka zbritur nga pista. Trupi i saj i përsosur gjithkah tërheq shikimet. I ka tre fëmijë dhe ka qenë e martuar me Ric Pipinon dhe me Sealin

Sofia Vergara (42)
Kjo aktore kolumbiane bën pjesë në mesin e femrave më të bukura natyrale në botë. Ka djalin Manolo nga martesa me ish-bashkëshortin Joe Gonzalez. Aktualisht është në lidhje me Joe Manganiello

Jennifer Lopez (45)
Jennifer Lopez sa më shumë që po kalon në moshë duket gjithnjë më e bukur dhe më joshëse. Lidhur me të tashmë disa vite shkruajnë të gjitha mediet botërore. I ka dy fëmijë.../Telegrafi/

Të këshilluara

Vdekja e ngadaltë e liqenit të Shkodrës

Liqeni i Shkodrës gëzon mbrojtje të dyfishtë në letër; nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Por në realitet, ai vazhdon të ndotet nga të dy vendet. Në shumë pjesë të li...

07:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI