Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çifti bën seks në ballkon, arrestohet ai që i xhiroi (foto)

Lapsi.al 14 May 2015
Çifti bën seks në ballkon, arrestohet ai që i xhiroi

Të bësh seks në një vend të hapur është e zakonshme në kompleksin e apartamenteve në Bangsar Sud në Indi ku një çifti i ri ende i paidentifikuar është filmuar gjatë tregimit të pasionit. Një punonjëse e pastrimit u tha gazetarëve se ata bëjnë shpesh seks në ballkon apo në pishinë në orët e vona të mbrëmjes. “Vonohem shpesh në pastrim sepse ata dalin në ballkon dhe më vjen rëndë që unë ndërkohë të pastroj. Ata dalin në ballkon edhe për shkak se zona është pak e populluar. Edhe punonjësit e tjerë janë të paktë në fundjavë” – tha punonjësja. Në fund një prej banorëve që jetojnë përballë ka vendosur t’i xhirojë dhe ta bëjë atë publike.

Desmond Wong, 23 vjeç tha se çifti e ka tepruar duke bërë ato akte në publik. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar çiftin. Ajo që është e çuditshëm është se edhe ndaj të riut që regjistroi pamjet do të ngrihet një padi pasi është e ndaluar të shpërndash materiale pornografike. /lapsi.al/

Të këshilluara

Seksi nuk të bën të lumtur

Ju ndoshta mendoni se sa më shumë seks të bëni, aq më të lumtur do të jeni, por në fakt një studim i ri vërtet...

19:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI