Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

E vërteta e fotos prekëse që ka pushtuar rrjetet sociale (foto)

Lapsi.al 26 May 2015
E vërteta e fotos prekëse që ka pushtuar rrjetet sociale (foto)

Fotoja që ka pushtuar rrjetet sociale për momentin është kjo e këtij çifti amerikan që bën lutjen para celebrimit në altar dhe që sipas traditës nuk e sheh njëri tjetrin. Ata janë Caleb Earwood, 21 vjeç dhe Maggie Earwood, 22 vjeç dhe jetojnë në Asheville më North Carolina.

Djali është ushtar në Marinës amerikane dhe i tha TODAY.com: “Ishin momentet kur ne duhet të hidhnim hapat e parë së bashku dhe ne nuk donim që të bënim asnjë hap pa dëshirën e Zotit. Iu luta atij për gruan tim të bukur dhe inteligjente që më kishte vënë për krahu dhe për familjen e mrekullueshme që më kishte krijuar”.

Maggie shton: “Kur kapa dorën e tij e ndjeva që ai ishte i tensionuar. Ai dridhej ndaj ia shtrëngova dorën. Ashtu iu lutëm Zotit”. Fotografia është bërë nga Dwayne Schmidth e cila e ka postuar në rrjetet sociale duke e konsideruar si më të bukrën që ka bërë ndonjëherë. Vetëm në 3 ditë ajo morri mbi 25 mijë like në Facebook./lapsi.al/

Të këshilluara

Pse tradhtojnë gratë

Pabesia e burrave mund të tërheqë më shumë vëmendje, por kur është fjala për mashtrimin as gratë nuk janë...

20:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI