Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ngiste makinën i dehur, por kur u zgjua pa një letër në timon (foto)

Lapsi.al 1 June 2015
Ngiste makinën i dehur, por kur u zgjua pa një letër në

Ai po e ngiste makinën shumë ngadalë dhe ndalonte ndërsa i kishte sytë e mbyllur. Me të parë shoferin në këtë gjendje, një kalimtar rasti ka gjetur mënyrën të ndalë veturën. Me t’u zgjuar nga gjumi, shoferi ka gjetur mbi timon një shënim interesant, ku shkruhej: “Të gjeta duke fjetur me veturë të ndezur, ndaj t’i fsheha çelësat në ndenjësen e pasme. Shpresoj të shkosh në shtëpi sigurt. Unë nuk jam heroi yt. Jam mbrojtësi yt i fshehtë. Një mbrojtës që të përcjell. Kalorësi i dehur”. /Telegrafi/

Të këshilluara

Pse tradhtojnë gratë

Pabesia e burrave mund të tërheqë më shumë vëmendje, por kur është fjala për mashtrimin as gratë nuk janë...

20:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI