Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mban premtimin/ Në mbrëmjen e maturës me shoqen me sindromën Down

Lapsi.al 26 May 2015
Mban premtimin/ Në mbrëmjen e maturës me shoqen me sindromën

I kishte premtuar ta shoqëronte në mbrëmjen e maturës dhe e ka mbajtur fjalën. Është historia e Mary Lapkowicz dhe Ben Moser, që nisi që në bankat e shkollës dhe që tani ka mallëngjyer internetin.

Mary ka lindur me sindromën Down dhe në kohën që frekuentonte ato që te ne quhen shkolla 8-vjeçare, Ben ishte ai që merakosej gjithmonë që ajo të ishte e lumtur. Në gjimnaz ata u ndanë, por ai nuk e kishte harruar premtimin që i kishte bërë. Dhe kështu, pas disa vitesh ftesa erdhi vërtet.

Ajo që e ka bërë publike raportin e tyre është Tracey Spogli, mësuesja e tyre e 8-vjeçares.

“Ben përpiqej gjithnjë që ta përfshinte në lojërat dhe aktivitetet e shkollës. Nëse e shihte që ajo nuk kënaqe, ai i afrohej dhe i fliste. Ishte gjithnjë i vëmendshëm ndaj saj”.

Një miqësi që u rrit më shumë gjatë shkollës, por që nuk ishte vënë re as nga nënat e tyre./lapsi.al/ 

Të këshilluara

Pse tradhtojnë gratë

Pabesia e burrave mund të tërheqë më shumë vëmendje, por kur është fjala për mashtrimin as gratë nuk janë...

20:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI