Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Bionde apo brune? Çfarë duan burrat në shtrat

Lapsi.al 28 May 2015
Bionde apo brune? Çfarë duan burrat në shtrat

Duket se meshkujt nuk i preferojnë aq shumë biondet, referuar një studimi të fundit nga kompania e produkteve kozmetike “Garnier”. Po çfarë preferojnë ata në të vërtetë? Këtu janë 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj.

Poshtë çarçafit, meshkujt duan një zeshkane
71% e të pyeturve në studim thanë për “Garnier” se shohin si partnere ideale një femër me flokë të errët (ndoshta edhe për shkak se një e katërta e zeshkaneve e kanë vlerësuar veten si mbi mesatare në shtrat, në mënyrë të konsiderueshme më shumë se biondet apo flokëkuqet).

Ata pëlqejnë gjërat që shkëlqejnë
Dhe kjo përfshin edhe flokët. Paraprakisht, referuar një studimi për UK Telegraph, 72% e meshkujve kanë votuar që flokët me shkëlqim janë më tërheqës se sa ata pa shkëlqim.

Ata pëlqejnë flokët natyralë
Më shumë se një e treta e meshkujve thanë se e urrejnë faktin kur femrat kujdesen aq shumë për flokët dhe i kanë të kuruara deri në detaje. Ata preferojnë flokët e butë dhe të natyrshëm, që t’i prekin lehtësisht.

Derisa janë të natyrshëm, të gjatë dhe me onde
43% e meshkujve preferojnë këtë lloj stili, flokët e gjatë e të valëzuar si të Jennifer Aniston.

Por flokët e tu të gjatë mund të jenë shumë të gjatë
Mirë, pra, u kuptua. Dikush këtu është nazeli. Kur “Cosmopolitan” ka pyetur 100 meshkuj, 55% e tyre sollën shembullin e Lauren Conrad dhe thanë se duket më seksi me flokët deri në supe, sesa flokët super të gjatë.

Stilet asimetrike janë rikthyer
83% e meshkujve kanë treguar për “Cosmo” se stili “boho chic” është mjaft i këndshëm dhe 76% thanë se dashurojnë flokët asimetrikë (falë Rihanna-s).

Meshkujt i pëlqejnë ndryshimet
Më shumë se një e treta e meshkujve kanë treguar se ata mendojnë që një vajzë nuk duhet t’i mbajë flokët me të njëjtin stil çdo ditë.

Por ata nuk i duan gjithmonë ndryshimet
Pothuajse një e pesta e meshkujve të anketuar nga “Daily Mail” në Britani thonë se rrallë vërejnë kur partnerja e tyre i ndryshon flokët.

Ata i pëlqejnë të mbledhur dhe të lëshuar
43% e djemve thanë se preferojnë të shohin një vajzë me flokë të mbledhur, ndërsa 37% thanë se duan të shohin një vajzë me flokë të lëshuar, shkruan revista class. 20% thanë se të dyja stilet janë “njëlloj të nxehtë.”

Të këshilluara

Pse tradhtojnë gratë

Pabesia e burrave mund të tërheqë më shumë vëmendje, por kur është fjala për mashtrimin as gratë nuk janë...

20:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI