Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Si te kapesh orgazem me te forte

Lapsi.al 14 March 2015
Si te kapesh orgazem me te forte

Merrni frymë, nxirrni frymën. Sigurisht se këtë e bënjë që të dy gjatë gjithë ditës. Por, a e keni ditur se duke i kushtuar vëmendje frymëmarrjes gjatë seksit mund të jetë çelësi i një seksi të bukur?

 
Këtu janë disa teknika të frymëmarrjes gjatë seksit të cilat ju bëjnë të ndiheni më mirë.
 
Ngadalësojeni atë
 
Shumica e femrave marrin frymë shumë shpejtë gjatë aktit seksual, dhe më pas ato e mbajnë frymëmarrjen e tyre gjatë një orgazme. “E gjitha kjo ndodh në mënyrë automatike, duke mos menduar fare për të”, thotë Barbara Bartlik, një psikiatër dhe terapiste e seksit.
 
“Për të rritur intensitetin e orgazmës tuaj, ngadalësojeni frymëmarrjen, bëni frymëmarrje të thella dhe do ta shihni se do të jeni më mirë. Duke ngadalësuar gjithçka, ju do të keni kënaqësi më të madhe”, thotë ajo.
 
Merrni frymë së bashku
 
Të merrni frymë së bashku me partnerin tuaj është një teknikë e thjeshtë por e fuqishme për të rritur lidhjen emocionale me partnerin, që mund të çojë edhe në orgazma të njëkohshme, thotë Sayaka Adachi, një seksolog i njohur klinik dhe trajner i orgazmave në San Diego.
 
Provoni që të merrni frymë së bashku pesë minuta para, gjatë dhe pas seksit. Ju do të ndjeheni më mirë.
 
Merrni frymë së bashku: teknika
 
Ja se si bëhet: Shtrihuni në shtrat duke e shikuar njëri tjetrin në sy. Duke e bërë këtë, bëhuni të vetëdijshëm për frymëmarrjen tuaj. Pastaj, dallojeni frymëmarrjen e tij. Tani, provoni që të sinkronizoni frymëmarrjen tuaj ashtu që të dy të thithni dhe nxirrni frymëmarrjen në të njëjtën kohë, transmeton Lajmi.net.
 
Kjo do të jetë më e lehtë për ju nëse filloni të merrni frymë më thellë se normalisht, kështu që ai mund të sheh, dëgjojë dhe ndjejë frymëmarrjet tua. Thuaj atij që ta bëjë të njëjtën gjë për ty. Pasi të jeni duke marrë frymë sikur të ishit një person, imagjinoni vetën sikur jeni shkrirë në njëri-tjetrin, duke mos e ditur se ku fillon ti dhe ku mbaron ai.
 
Me këtë teknikë ju do të ndjeheni me të vërtetë shumë më mirë se zakonisht.
 
 

Të këshilluara

Seks në kuzhinë? Pse jo!

Si bëhet kjo? Ku? Me ushqime? Si është sexy? Ekspertët japin 101 mënyra për të pasur marrëdhënie seksuale ...edhe m...

20:23

20 ide të gabuara për seksin

Aaron Carroll dhe Rachel Vreeman janë autorët e një libri të sapopublikuar në SHBA me titull: “Mos e fut atë aty”. Ata...

20:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI