Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

As gjoksi, as të pasmet, sekreti i femrave është diku tjetër

Lapsi.al 6 March 2015
As gjoksi, as të pasmet, sekreti i femrave është diku tjetër

Nuk është sekret se meshkujt pëlqejnë femra me bel të hollë, këmbë të gjata dhe gjoks të madh. Tani ka dalë në dritë edhe një tjetër fakt që tërheq meshkujt te trupi i femrave. Shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt tërhiqen nga trupi i femrave që kanë të pasmet me një kënd 45 gradë me shpinën. Kjo shpjegon arsyen e tërheqjes së meshkujve ndaj femrave si Kim Kardashian apo Jennifer Lopez.

Pa një kurbë të tillë, presioni mbi ijet e gruas gjatë shtatzënisë do të ishte rritur me gati 800% duke e lënë atë të palëvizshme. Studiuesit panë se kurba nuk kishte lidhje me madhësinë e poshtme një gruaje. "Është një standard i pavarur dhe i pazbuluar më parë i atraktivitetit," - tha autori i studimit David Lewis i Universitetit “Bilkent” në Turqi.

Për studimin, i cili u botua në revistën “Evolution” dhe “Sjellja Njerëzore”, psikologët pyetën 300 burra për të nxjerrë në pah imazhet e femrave me kënde të ndryshme të fundshpinës duke u kërkuar të vlerësonin ato./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI