Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rrëfimi i një gruaje nimfomane të varur nga seksi

Lapsi.al 2 March 2015
Rrëfimi i një gruaje nimfomane të varur nga seksi

Një grua anonime nga Australia ka bërë një rrëfim shokues për revistën “Gold Coast Bulletin”. Ajo ka treguar varësinë e saj nga seksi. “Ndonjëherë më bindin se unë nuk kam ndonjë problem, sepse ka edhe femra që janë më keq se unë. Ka nga ato që shkojnë rënkojnë në banjë gjatë pushimit të drekës sepse nuk mund të rrinë një ditë pa pasur një orgazmë. Duke pasur parasysh që mund të punosh në një godinë industriale, ku makineritë bëjnë shumë zhurmë dhe mbulojnë zërat që vijnë nga banjat, mase do ta bëja edhe unë. Në një rast emergjence mund të mbash gjithmonë me vete një vibrator të mirë.

Tre burra në të njëjtën kohë

Gruaja ka rrëfyer edhe një tjetër fakt. “Kam një formë varësie nga seksi. Një mbrëmje bëra seks me dy burra përpara se të shkoja në takim me një të tretë. I njoh burrat vetëm për të bërë seks. Nuk ka rëndësi nëse më parë më çojnë për një darkë. Për më tepër që nuk duhet të jesh shumë e ngrënë përpara se të shkosh në shtrat. Në një farë pike, kujtoj se për një periudhë kohe kam frekuentuar 3 burra njëkohësisht për një javë të tërë”. Ajo thotë se një gjë të tillë e ka bërë për shkak se kur je e lidhur vetëm me një burrë dhe i kërkon atij seks pa fund, ai të sheh me syrin e një ninfomaneje.

Varësia nga seksi

Varësia nga seksi është një aktivitet që nuk mund të mbahet nën kontroll. Shumë shpesh varësia përdoret si justifikim për të mos marrë përgjegjësi për vetëkontrollin. Mes yjeve që vuajnë nga kjo sindromë është Russel Brand, Michael Douglas dhe Tiger Woods. Ata janë kuruar edhe në klinika ku kanë marrë leksione për të dalë nga kjo varësi./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI