Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Të jesh e shëndoshë nuk të pengon të jesh seksi

Lapsi.al 22 February 2015
Të jesh e shëndoshë nuk të pengon të jesh seksi

Në jetën reale, trupat e femrave nuk janë si ato të modeleve që zgjidhen për të reklamuar veshjet e firmave të ndryshme. Sot, modeli është ai i vajzave elegante, pa bark, pa vithe, me krahë e këmbë të holla, ashtu si dikur kanë qenë femrat e kolme, me të gjitha harqet natyrore të trupit. Nuk e dimë kur do ndryshojë ky model apo jo, por megjithatë, jeta reale nuk është katalog mode. Në të vërtetë mjafton të kemi parasysh disa këshilla dhe mbi të gjitha të ndërrojmë mënyrën e të menduarit. Të gjitha mund të vishemi me stil dhe bukur, po aq sa vajzat në katalogë dhe pse nuk kemi trupin e tyre edhe pse kjo sot duket e vështirë. Në të vërtetë mjafton të kemi parasysh disa këshilla dhe mbi të gjitha të ndërrojmë mënyrën e të menduarit.

Mos kërko dyqane me masa të mëdha. Ti mund të shkosh në çdo dyqan me veshje dhe të kërkosh numrin tënd. Nuk ke pse synon dyqanet që reklamojnë masat e mëdha që mund të kenë prerje standarde e të mërzitshme, sikur të kesh masë të madhe, të ishte një hall i madh.

Mund të veshësh më shumë stile seç mendon. Duke kërkuar në çdo dyqan, ti mund të zbulosh që mund të mbash edhe veshje që i quaje si të papërshtatshme, duke qenë që kishe parë me to vetëm vajza të dobëta.

Provoji rrobat. Sekreti kryesor është që t’i provosh rrobat që të pëlqejnë. Shpesh themi që kjo veshje nuk bën për trupa të shëndoshë. Nuk mund të jesh kurrë e sigurt pa e provuar.

E zeza nuk është e vetmja ngjyrë. Me këtë ngjyrë dukesh më elegante, por mos mendo ta shndërrosh gardërobën në një varg veshjesh të hirta. Guxo me ngjyrat. Ato të japin dritë dhe gëzim. Mos hiq dorë nga një xhaketë me ngjyrë të fortë mbi fustanin e zi, nga aksesorët e mëdhenj, një shall i bukur, apo një bluzë plot ngjyra nën kostum.

Thekso pjesën tënde më të bukur. Një trup i kolmë mund të mos jetë në modë, por kush e tha që nuk është seksi apo i bukur. Sigurisht ti mund të kesh rezerva për disa pjesë të trupit dhe ato mund t’i maskosh për të mos kërcënuar vetëbesimin tënd, por mos harro të vësh në pah ato pjesë që të pëlqejnë, si për shembull dekolteja që mund të vihet në pah në mënyrë elegante.

Zgjidh të brendshme cilësore. Të brendshmet kanë një peshë shumë të madhe për pamjen e përgjithshme. Nëse ato janë cilësore dhe fiks për trupin tënd do bëjnë që edhe rrobat sipër të duken më mirë, duke shmangur gjithë anët joestetike që intimet e papërshtatshme nxjerrin në pah.

Pas trupit? Po! Sapo shtojmë disa kg ashtu si edhe ato vajza e gra që kanë krijuar prej kohësh një siluetë të rrumbullakosur zgjedhin rehatinë që japin rrobat e gjera. Më e mira është të zgjedhësh veshje edhe pas trupit, por që të rrinë mirë, ose të vendosësh një rrip në mes për të krijuar një siluetë më të këndshme sesa të zhytesh në rroba masive që të tregojnë më të shëndoshë.

Këpucët me taka, po, nëse di t’i mbash. Takat të japin një siluetë të re dhe më elegante, por kujdes! Duhet të ecësh mirë me to. Në të kundërt më mirë zgjidh një palë këpucë të sheshta me një shtresë të rehatshme poshtë thembrës dhe përpiqu të mbash trupin drejt.

Mos i shto vetes volumin e veshjeve. Është mirë që peliçet me qime të gjata dhe të gjitha veshjet pelush t’i zëvendësosh me disa veshje pak më minimaliste dhe me më pak pretendime për hapësirë.

Merru me sport. Kjo nuk është këshillë veshjeje, por efekti i sportit në silhuetën, ecjen dhe qëndrimin tuaj është shumë herë më i rëndësishëm sesa ai i çdo lloj veshjeje. /Telegrafi/

Të këshilluara

Arsyet pse grinden çiftet

Për çfarë arsye grinden çiftet? Sipas një hulumtimi të bërë në Britani, mesatarisht çiftet grinden 312 h...

17:57

Seksi perfekt zgjat 10 minuta

Seksi perfekt zgjat 10 minuta. E kanë mbështetur këtë teori 50 specialistë për revistën amerikane “Society for Sex Ther...

08:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI