Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Të flirtosh apo jo në vendin e punës?

Lapsi.al 17 February 2015
Të flirtosh apo jo në vendin e punës?

Së pari, është bërë klasik slogani “Mos u dashuro me shefin”. Edhe pse diçka të vërtetë ka në këtë mes, është e natyrshme të tërhiqesh nga dikush që admironi, sikurse gati e pamundur të fshehësh marrëdhënien me shefin. Nëse punoni në zyrë të madhe, thashethemet do dalin me vështirësi, ndërsa e kundërta do të ndodhë nëse punoni në zyrë të vogël.

Shumë e rëndësishme është t’i besosh dikujt, por kujdes! Nëse ke një marrëdhënie diskrete brenda zyrës dhe do të hapesh me dikë, zgjidhe mirë atë... Fjalët dalin shpejt.

Të lidhesh me një burrë të martuar nuk është kurrë gjë e mençur. Vështirësitë bëhen më të dukshme, kur marrëdhënia ndahet me zyrën përballë. Nëse je në kërkim të një partneri seksual, ka me të vërtetë pak mundësi, që marrëdhënia të shkojë drejt një fundi të lumtur.

Zgjateni sa më shumë kohën e joshjes. Më i pëlqyer sesa përfundimi në akt, është loja e joshjes. Në këtë mënyrë, me kalimin e kohës kupton a është thjesht një fiksim, apo diçka më tepër.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Trego kujdes pasi i ke dhënë fund marrëdhënies!

Është e pamundur që të parashikosh sesi do të reagojë personi “i lënë”, sepse t’i japësh fund një historie në zyrë do të thotë të dyfishosh problemet me të cilat mund të ndeshesh, pa marrë parasysh “hakmarrjen”.

Pra përpara se të hidhni sytë te zyra përballë, mendohuni mirë dy herë.../GazetaExpress/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI