Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Sekretet e “The Beast”, makinës që udhëton Obama

Lapsi.al 15 February 2015
Sekretet e “The Beast”, makinës që udhëton Obama

Asnjë makinë tjetër nuk është kaq e blinduar sa limuzina e Presiodentit amerikan Barack Obama. E pagëzuar me emrin “Bisha”, për përmasat e saj, “Cadillac One” presidenciale është një makinë e blinduar me sisteme mbrojtjeje dhe komunikimi nga më të sofistikuarat. Mbulesa e trashë prej 10 centimetrash e prodhuar nga një çelik i veçantë, alumin, titan dhe qeramikë për mbrojtje nga çdo sulm vdekjeprurës. Kjo nuk është vetëm një, por një duzinë me Cadillac-ë për shkak të elementëve. Është konsideruar si një fortesë e padepërtueshme nga plumbat, bombat, e aftë tu rezitojë shpërthimeve të vogla dhe mesatare, transmeton lapsi.al. Ka një sistem ventilimi që përjashton çdo agjent të jashtëm. Me anë të një cilindri oksigjeni në bagazh, krijohet një mikroklimë e aftë të shmangë sulmet me, gaz helmues. Mund të hapet vetëm një dritare. Ajo e shoferit, por vetëm pak centimetra. Një informator konfindencial tha për “Autoëeek” se motori është  V8 me benzinë. Dyert janë të rënda dhe të blinduara si një kullë e një avioni Boeing 757.

Në bagazh mbahen armë shtesë dhe një kit mjekësor me qese gjaku të tipit të Presidentit. Njëlloj si avioni presidencial “Air Force One”, “Bisha” është vazhdimisht në lidhje me një furgon të posaçëm që e ndjek nga pas dhe që ia dërgon sinjalet një sateliti ushtarak. Në pjesën e pasme të rehatshme, është pothuajse si një zyrë për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ka gjithmonë një celular që ka një linjë të sigurt dhe gjithmonë i lidhur me qendrat operative të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit. Për të drejtuar këtë makinë është e nevojshme marrja pjesë në një kurs 1-javor në një degë të veçantë në akademinë e Shërbimit Sekret në BELTSVILLE, Maryland ku agjentët ushtrojnë manovrat dhe përmirësojnë ngarjen me sa më saktësi./lapsi.al/

Të këshilluara

Seksi të dobëson

Kush bën dashuri edhe mban trupin në formë. Studimet thonë se në një seancë seksi ju digjni mbi 350 kalori. Kjo ësht&eum...

16:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI