Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Cicciolina”: Dua një film porno megjithëse jam 63 vjeç

Lapsi.al 18 February 2015
“Cicciolina”: Dua një film porno megjithëse jam 63

Kur flitet për “Cicciolina”-n nuk bëhet fjalë vetëm për një pornostar sepse ajo është pjesë e Italisë së viteve “70. Pionere e lëvizjeve të mëdha të modës, por edhe të mënyrës se si njerëzit duhet ta shihnin seksin. Ngjitja e saj nisi që në moshën 15 vjeçare kur fitoi Miss Hungaria dhe për tu bërë më pas “mbretëresha” e pornos në Itali. Emri i vërtetë është Ilona dhe jeton në Romë bashkë me macet e saj të shumta. Është aktualisht 63 vjeç por thotë se karriera e saj nuk ka përfunduar. Në një intervistë për reviztën “Il Giorno”, “Cicciolina” thotë se ka dëshirë të bëjë një film porno të fundit. Jo një film të cilësisë së dobët, por një me kualitet të lartë. Aktualisht është single dhe thotë se jeton jetën si të ishte vajzë e re./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI