Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

8 rregullat e arta për seksin në martesë

Lapsi.al 22 February 2015
8 rregullat e arta për seksin në martesë

​Vazhdimisht dëgjojmë tregimet e miqve tanë se si ata janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale dhe pyesni veten se si arrijnë ata të jenë gjithmonë të kënaqur pas kaq shumë vitesh martesë dhe me fëmijë për rreth? Ne ju sjellim të fshehtat e seksit të mirë në martesë. Në fakt, çiftet e martuara të lumtur në jetën e tyre seksuale zbuluan atë që e thyen rutinën dhe ruan pasionin.

1. Planifikoni seksin

Caktoni një datë dhe shkruajeni atë në kalendarin tuaj. Edhe pse ju mendoni se planifikimi vret spontanitetin, ajo mund të jetë një paralojë emocionuese. Çiftet e kënaqura argumentojnë se e shijojnë më shumë seksin ashtu, por edhe për të reduktuar mundësinë e arsyetimeve të ndryshme.

2. Mbylle derën e dhomës së gjumit

Kjo është shumë e rëndësishme për ata çifte që kanë fëmijë, kështu që nëse ju hyni në një shtëpi të re, së pari sigurohuni që të gjitha dyert mund të jenë të mbyllura. Nëse keni vazhdimisht frikë se fëmijët mund të hyjnë në dhomë gjatë aktit seksual, ju nuk do të jeni në gjendje të relaksoheni dhe të kënaqeni.

3. Shkurt, por ëmbël

Prindërit e rinj kurrë nuk kanë kohë të mjaftueshme dhe energji. Shumë çifte, kanë mësuar se seksi i shpejtë është i mirë për të dyja palët. Nëse ju e keni shmangur atë deri tani sepse keni nevojë për më shumë kohë për tu eksituar, përpiquni që të përdorni imagjinatën dhe t’ju liroheni fantazive erotike. Pas kësaj, seksi në shpejtësi do të jetë i shkëlqyer...

4. Një aventurë e vogël do t’ju kënaqë

Që jeta juaj seksuale mos të kaloj në rutinë, ju duhet të gjeni ekuilibrin e duhur në mes të aventurave dhe konservatorizmit. Seksi nuk duhet të bëhet i mërzitshëm, por ju nuk duhet ta teproni me eksperimente aq shumë sa që ju të humbni intimitetin me partnerin tuaj. Nga koha në kohë dilni nga dhoma e gjumit, bëni dashuri në dush, në tokë, në dhomën e ditës apo të marrësh me qira një dhomë hoteli... S’është keq apo jo?

5. Flisni sinqerisht

Me partnerin duhet të flisni sinqerisht dhe haptazi për gjithçka, edhe për seksin. Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar se çfarë dëshiron partneri dhe atë që i përshtatet atij. Asnjëherë mos supozoni, për shkak se supozimet janë shpesh të gabuara.

6. Seksi shëron dhimbjen e kokës dhe lodhjen

Arsyetimet më të zakonshme për të shmangur seksin janë dhimbja e kokës, apo lodhja. Por ju duhet të dini se pikërisht seksi heq dhimbjen, zvogëlon stresin dhe j’u ndihmon të flini më mirë. Kujtoni këtë para se të refuzoni partnerin për arsye se jeni të lodhur ose keni një dhimbje koke.

7. Besojini njëri-tjetrin

Seksi është një pasqyrim i marrëdhënieve të përgjithshme të partnerëve, për cilësinë e jetës seksuale është i nevojshëm besimi. Nëse njëri-tjetrin e përjetoni si aleatë dhe jo si armiq edhe jeta juaj seksuale do të jetë shumë më e ngrohtë dhe më e sinqertë.

8. Kujdes si dukeni

Për shkak të angazhimeve të shumta në punë dhe në shtëpi, shpesh ndodh që çiftet bashkëshortore të neglizhojnë pamjen e tyre. Nëse ju kujdeseni për pamjen tuaj, ju nuk do të jeni vetëm më i bukur për partnerin, por ju gjithashtu do të ndjeheni më mirë, dhe e gjithë kjo do të ndikojë në cilësinë e jetës seksuale./GazetaExpress/

Të këshilluara

Arsyet pse grinden çiftet

Për çfarë arsye grinden çiftet? Sipas një hulumtimi të bërë në Britani, mesatarisht çiftet grinden 312 h...

17:57

Seksi perfekt zgjat 10 minuta

Seksi perfekt zgjat 10 minuta. E kanë mbështetur këtë teori 50 specialistë për revistën amerikane “Society for Sex Ther...

08:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI