Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çfarë mendojnë meshkujt gjatë seksit

Lapsi.al 26 February 2015
Çfarë mendojnë meshkujt gjatë seksit

Nëse dëshironi të dini se ç’mendon ai gjatë seksit? Këto janë përgjigjet...

A e arriti orgazmën?

Shumica e meshkujve thonë se mund të kuptojnë kur femra aktron sikur ka arritur orgazmën, por në realitet kjo është njëra ndër gjërat ku ata janë shumë të pasigurt. Veçanërisht nëse ajo dëshiron akoma seks edhe pas raundit të parë. Ç’do të thotë kjo? Që herën e parë është ndier keq? Apo nuk i ka mjaftuar seksi? A ka bërë kot sikur arriti në orgazmë?

Oh, vërtet janë të përsosura!

Nga perspektiva e tyre pothuajse të gjitha sisët e femrave janë të krijuara për t’i kënaqur ata. Por kur për herë të parë ju zhvisheni para tij, ai është momenti i kënaqësisë së plotë.

Qëndro, qëndro, qëndro...

Njëra ndër brengat më të mëdha të meshkujve është se “a ka zgjatur mjaftueshëm seksi”. A ka mundur ish-i dashuri i saj të vazhdonte më gjatë? A ka nevojë edhe për më shumë seks. Jo më pak nuk është as të menduarit se çka do t’u thotë shoqeve të nesërmen.

A guxoj ta bëj këtë?

Mbase i dashuri juaj dëshiron t’ju godasë diçka më shumë në prapanicë apo t’ju kafshojë pak, mbase do të dëshironte të ejakulonte në ndonjë... vend pak më tjetër se zakonisht. Mirëpo ai nuk është i sigurt se a guxon t’ju propozojë diçka të tillë. Nuk është i sigurt se a e bëjnë atë njerëzit e tjerë, as se a do të hidhërohen nëse e provojnë atë.

Ku e ka mësuar ajo këtë?

Meshkujt me siguri nuk do të kundërshtojnë nëse u tregoni diçka të re në shtrat. Mirëpo, nëse ajo nuk është diçka për të cilën tashmë keni biseduar dhe që jeni pajtuar ta provonit, gjithsesi do të pyesë nga ju ka ardhur ai inspirim. A e ka parë atë në filma pornografikë? Apo mbase ish-i dashuri ia ka mësuar atë?/Telegrafi/

Të këshilluara

Arsyet pse grinden çiftet

Për çfarë arsye grinden çiftet? Sipas një hulumtimi të bërë në Britani, mesatarisht çiftet grinden 312 h...

17:57

Seksi perfekt zgjat 10 minuta

Seksi perfekt zgjat 10 minuta. E kanë mbështetur këtë teori 50 specialistë për revistën amerikane “Society for Sex Ther...

08:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI